Agjencia e Kosovës për Efiçencë të Energjisë

Për Agjencinë
 

Për Agjencinë

Agjencia e Kosovës për Eficiencë të Energjisë


Agjencia e Kosovës për Eficiencë të Energjisë - AKEE është institucion ekzekutiv në kuadër të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik. AKEE zbaton politikat e Efiçiencës së Energjisë përmes vlerësimit të mundësive të kursimit të energjisë dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në të gjithë sektorët e konsumit të energjisë.

AKEE ka hartuar planin e dytë afatmesëm kombëtar për Efiçiencë të Energjisë (2013 – 2015) si dhe raportin e progresit për planin e parë afat-mesëm 2010-2012. Gjithashtu, AKEE synon të përkrah komunat që konkretisht të punojë në zhvillimin e planeve komunale për efiçiencë të energjisë.

Agjencia po udhëzon komunat se si të zhvillojnë planet, se si t’i monitorojnë ato pasi të jenë zbatuar masat e efiçiencës së energjisë, që është një fazë shumë e rëndësishme e gjithë procesit.

Ndërmarrja e masave të efiçiencës së energjisë ka filluar me institucionet publike dhe sektorët e ndryshëm shoqëror që ato i menaxhojnë, model ky që zbatohet në vendet anëtare të BE-së.

Partnerët

Financuar nga:

Austrian Development Cooperation